Google ADS

Besimtarët kosovarë nisen drejt haxhit

15:22 | 31 Korrik 2019
Arbresh.info

Qindra kosovarë të besimit Islam të shoqëruar nga Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim Tërnava, sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari, morën rrugën drejt kryerjes së haxhit, i cili është kusht i pestë i të qenit musliman, raporton arbresh.info.

Myftiu Tërnava gjatë deklarimit të tij për medie tha se është lumtur që edhe këtë herë po i shoqëron haxhillret edhe kësaj radhe.

“Shkuarja në Haxh, është kusht i pestë i besimit Islam. Unë ndjehem i lumtur që edhe kësaj radhe po i shoqëroj haxhillret dhe jam pranë tyre.” tha Tërnava.

Duke folur për çmimin e caktuar nga Bashkësia Islame e cila është mbi 4 mijë euro, Tërnava  tha se çmimi është i arsyeshëm ngase brenda saj përfshihen të gjitha shpenzimet dhe çmimin e njëjtë e kishte paguar edhe vetë.

“Çmimi i përcaktuar është çmimin i arsyeshëm ngase në të përfshihen të gjitha shpenzimet. Unë çdo herë çmimin e njëjtë e kam paguar edhe vetë.” tha Tërnava

Ndryshe, sot për në haxh janë nisur vetëm një pjesë e qytetarëve, ndërsa brenda tre ditëve pritet që 1080 qytetarë të udhëtojnë për kryerjen e obligimit fetar. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme