FIFA ka publikuar listën e trajnerëve të nominuar për më të mirin e edicionit 2018/19.
FIFA ka konfirmuar kandidatët të mërkurën, teksa ata janë përzgjedhur sipas të arriturave ndërmjet 16 korrikut 2018 dhe 19 korrikut 2019.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e kandidatëve:
Djamel Belmadi (Algjeria)
Ricardo Gareca (Peru)
Pep Guardiola (Manchester City)
Jurgen Klopp (Liverpool)
Mauricio Pochettino (Tottenham)
Fernando Santos (Portugali)
Marcelo Gallardo (River Plate)
Erik ten Hag (Ajax)
Tite (Brazil)
Didier Deschamps (Franca)
Premierliga prin me më shumë trajnerë në listën e 10 të nominuarve, ku përfshihet Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino.
Dy të parët janë favoritët absolut për të qenë në treshen më të mirë, teksa podiumi pritet të plotësohet nga selektori i Francës, Dider Deschamps.
Fillimisht, lista do të reduktohet në tre më të mirët e më pas në mbrëmjen gala pritet të jepet çmimi kryesor.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...