I pari i PSD-së Shpend Ahmeti, në një intervistë të dhënë për arbresh.info duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se PSD-ja nuk pranon në asnjë mënyrë të formohet një qeveri pa zgjedhje, prandaj i ka bërë thirrje edhe një herë Presidentit të vendit që t’i thërras për konsultim që të përcaktohen zgjedhjet e parakohshme, raporton arbresh.info.
“Ne po i bëjmë përgatitjet thuajse nuk do të kemi koalicion, prandaj po e bëjmë atë thuajse jemi përgjegjës vetë. Së pari po organizohemi me të gjitha strukturat tona, dhe tani të shohim se a mund të shkojmë ne koalicion me ndonjë parti. E kemi thënë që PDK është mirë që të shkojë në opozitë për të paktën një mandat. Nuk po e quaj si vija të kuqe por PSD, nuk do të hy në asnjë mënyrë me PDK në koalicion,” ka thënë Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Nga ana tjetër, Ahmeti ka thënë se PSD-ja nuk mendon që vendi ka zgjidhje tjetër përpos të shkoj në zgjedhje të parakohshme por megjithatë qeveria PAN, duhet të konsultojë që a ka zgjidhje tjetër dhe nëse jo, duhet të konsultojë që a ka zgjidhje tjetër dhe nëse jo atëherë të organizohen zgjedhjet e parakohshme.
“Kushtetuta është mjaft e qartë, Presidenti duhet të ftojë në konsultime, për të pa që a ka mundësi të krijojë diçka tjetër dhe nëse jo të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ne si PSD mendojmë se nuk ka mundësi të krijohet një formulë tjetër sepse është një periudhë tepër ë vështirë për Republikën e Kosovës dhe mendojmë qe na duhet zgjedhje të reja. Është tepër e dëmshme të flitet se si mund të bëhet pa zgjedhje. Presidenti është vonuar për thirrje të subjekteve politike. Mendoj se shpërbërja e Kuvendit, nuk duhet të bëhet për shkak të bllokadave. Qeveria PAN duhet të konsultojë se a ka zgjidhje tjetër dhe nëse nuk ka atëherë të bëhen zgjedhjet e parakohshme,” u shpreh Ahmeti /A.Begolli/arbresh.info /
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...