Google ADS

Bullgaria blen tetë aeroplanë luftarakë F-16 nga ShBA-ja

11:34 | 31 Korrik 2019
L G

Bullgaria ia ka dhënë përfundimisht dritën e gjelbër marrëveshjes për blerje të tetë aeroplanëve luftarë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo blerje do t’i kushtojë shtetit 1 miliard e 670 milionë euro dhe është investimi më i madh në ushtri që nga rënia e komunizmit para gati 30 vjetësh.

Kontratat e kësaj marrëveshjeje dhe amendamentet e aktit buxhetor u publikuan të martën në gazetën zyrtare, duke e mundësuar zhvillimin e procesit të blerjes së aeroplanëve të sofistikuar.

“E përgëzojmë kryeministrin Boyko Borisov dhe qeverinë bullgare për zotimin e saj për ta modernizuar ushtrinë përmes marrjes së këtyre aeroplanëve, që janë të përshtatshëm në operacionet e NATO-s:, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Para një jave, presidenti bullgar, Rumen Radev, i kishte vendosur veto kësaj marrëveshjeje, duke thënë se nuk ka pasur debat të mjaftueshëm para miratimit nga kuvendi. Sidoqoftë, deputetët votuan për ta rrëzuar veton e tij.

Tetë aeroplanët e porositur pritet të dërgohen në Bullgari në vitet 2023 dhe 2024. Ata do ta zëvendësojnë flotën e vjetër të aeroplanëve sovjetikë të tipit MiG-29, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme