Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj do të perforomoj nesër para publikut kosovarë. Lahaj, do të maj një koncert në Prishtinë me përkrahje të Komunës së Prishtinës.
Për të treguar më shumë rreth këtij koncerti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe tenori Ramë Lahaj kanë mbajtur sot një konferencë për medie.
Ata kanë treguar se koncerti në Prishtinë do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët, raporton arbresh.info.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se këtë koncert kanë vendosur ta organizojnë më shumë për bashkatdhetarët që jetojnë në vende evropiane, e që në këtë kohë janë me pushime në Kosovë.
“Kemi vendosur që gjatë këtyre ditëve që të bashkatdhetarët janë këtu , Ramë Lahaj të mbajë koncert në shesh, pasi që ka një interesim të madh dhe qytetarët po me pyesin se sa do të jetë bileta dhe po i them që është pa pagesë po gëzohen”, u shpreh Ahmeti.
Nga ana tjetër, tenori Ramë Lahaj, tha se këtë koncert ia ka pasur borxh Prishtinës që nga moti.
Ai u shpreh se Prishtina ka nevojë për hapësira më të mëdha për mbajtjen e koncerteve.
” Kam qenë në Prishtinë më herët dhe e kam vërejtur që këtij vendi ia kam borxh një koncert. Tashmë jam më mirë me shëndet dhe tash mund të mbaj koncert”, u shpreh ai.
Ai shprehu shqetësimin për mungesën e një salle të madhe koncertesh në Kosovë.
“Kosovës i mungon një sallë e madhe koncertesh, jo vetëm për të por edhe për aktivitete tjera ,sepse në objektet që ekzistojnë tash, nuk janë të mjaftueshme as për prova”, ka thënë Lahaj. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/332030201012330/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...