Nesër në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore. Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 11:00.
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik.
Policia në Maqedoni ka vërtetuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në krime ushtarake kundër popullatës civile në Kosovë.
Për arrestimin e Tomor Morinës ka edhe reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe OVL-UÇK të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare