Kolona deri në një mijë metra janë krijuar në pikën kufitare Muçibabë, e cila lidhë Kosovën me Serbinë.
Për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Muçibabë mund të pritet deri në dy orë, kurse për të hyrë në Kosovë bëhet deri në pesë minuta.
Kolona janë krijuar edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë, tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Kolonat në këto dy pika arrijnë deri në 80 metra, kurse hyrja dhe dalja mund të bëhet deri në 30 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 20:55 bëhet e ditur se pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim.
Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...