Google ADS

Fatmir Sejdiu tregon vijat e kuqe për koalicione parazgjedhore

22:58 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se LDK duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.

Sejdiu, në RTV Dukagjini, ka thënë se nga përvoja që LDK ka pasur me PDK-në nuk do ishte i mirë një koalicion i tillë.

Ai ka thënë se LDK duhet t’i fitojë zgjedhjet vet, por asnjëherë nuk përjashtohet nevoja për të pasur koalicione me parti të caktuara me të cilat afrohet në programe.

“Mund të jetë edhe AAK por edhe subjektet tjera. Nuk mund të them cilat do të jenë përparësitë, por kjo varet nga ajo çfarë del nga bisedimet”, tha ai.

Sejdiu ka thënë se në bazë të mësimeve të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare, vështirë se mund të bëhen koalicionet parazgjedhore.

Ndryshe edhe kandidati tjetër i mundshëm për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka përjashtuar koalicionet parazgjedhore nëse ai do të vinte në krye të partisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme