Google ADS

Muriqi luan 90 minuta për Fenerbacen, por pëson humbje

22:48 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Bayern Munich e ka mposhtur Fenerbahcen në gjysmëfinalen e dytë të Audi Cup me rezultatin e thellë 6-1.

Pritej që gjermanët të fitonin, por jo me këtë rezultat, por që tregon edhe diferencat e mëdha në cilësi mes dy ekipeve.

Në këtë përballje të zhvilluar në “Allianz Arena” në radhët e Fenerbahces luajti për 90 minuta Vedat Muriqi, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovë.

Ai pati një rast të pastër në fund të pjesës së parë, por goditi jashtë.

Sa i përket kronikës, bavarezët shënuan pesë herë vetëm në pjesën e parë me autorë Thomas Muller (2 gola, 1 me penallti), Sanchez, Goretzka dhe Coman.

Në pjesën e dytë Muller gjeti golin e tretë personal, para se Kruse të shënonte golin e nderit për Fenerbahcen.

Në finale Bayerni do të përballet me Tottenahmin, ndërsa Fenerbahce për vendin e tretë me Real Madridit. /Telegrafi/

https://youtu.be/f-jx1XRZ9z8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme