Një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se lufta në Jemen e ka kthyer të paktën 20 vjet prapa ekonominë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Jemeni ka humbur 20 vjet sa i përket zhvillimit. Mijëra shkolla janë mbyllur. Miliona fëmijë nuk mund të shkollohen, që është një gjeneratë e humbur”, deklaroi Achim Steiner, administrator i Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP).
Ai paralajmëroi se çdo i treti nga gjithsej 30 milionë banorë të Jemenit është në rrezik të vdesë nga uria.
Jemeni edhe para luftës ka qenë një nga vendet më të varfra në botë. Vendi disa vite është në gjendje të rëndë të sigurisë, ku shpesh herë ka përleshje mes rebelëve Huthi, të cilët i mbështet Irani dhe forcat pro-qeveritare.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...