Google ADS

Regjistrimi i popullsisë, LSDM-VMRO nisin bisedimet

17:00 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Pushteti dhe opozita sot nisën sërish negociatat për regjistrimin e popullsisë. VMRO-DPMNE do të kërkojë sendërtim të ligjit dhe shtyrjen e regjistrimit në vitin 2021. Opozita kërkon të definohen të gjitha shprehјet dhe termet të cilat përdoren në ligj për atë se çfarë është popullatë, çfarë është vendi i zakonshëm i banimit, çfarë është vendbanimi zyrtar, çfarë është familje, njofton Alsat-M.

Po ashtu do të kërkojnë që të definohet se çfarë është popullata rezidente. Dimovski shtoi se nuk kanë besim që drejtori i enti shtetëror për statistikë të jetë bartës i të gjithë operacionit të regjistrimit, pasi është person i emëruar nga organ politik, nga Qeveria. VMRO-DPMNE do të propozojë që të formohen grupe kolektive të mbështetura nga Kuvendi me shumicë maksimale të mundshme. Po ashtu që regjistrimi i popullsisë të bëhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e personit që do regjistrohet. Dimovski shtoi se për VMRO-DPMNE-në regjistrim i suksesshëm dhe pozitiv do të jetë ai që do të jetë i harmonizuar në tërësi me standardet e BE dhe EUROSTAT-it.

Por nga LSDM-ja i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos vazhdojë bllokimin e procesit të regjistrimit, pasi sipas pushtetit regjistrimi nuk është proces politik por statistikor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme