Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur sot në takim njoftues udhëheqësen e re të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje në misionin e saj të ri në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Ministri Matoshi ka falënderuar udhëheqësen e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, për mbështetjen e madhe dhënë Ministrisë që ai drejton, duke përfshirë projektin ndërkufitar të menaxhimit të pellgut të Drinit të Bardhë, ndërtimin e Impiantit në Kramovik, përkrahjen në hartimin e Strategjisë për ndryshime Klimatike, zgjerimin e parkut nacional “Sharri”, si dhe projektin “Mjedisi dhe Shëndeti”.
Matoshi ka prezantuar angazhimet e tij dhe të MMPH-së në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend dhe ka kërkuar nga UNDP-ja përkrahje që Kosova të këtë çasje në fondet globale të mjedisit, pasi që sipas tij mjedisi është i përbashkët dhe si i tillë duhet trajtuar nga të gjithë.
“Pavarësisht situatës politikes në vend, bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-së do të vazhdojë tutje në adresimin dhe tejkalimin e sfidave që ka Kosova në fushën e mjedisit”, theksoi nder të tjerash Ministri Matoshi.
Nga ana tjetër, udhëheqësja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka përgëzuar Ministrin Matoshi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe po ashtu ka shprehur gatishmërinë e UNDP-së për të vazhduar bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat që mbulon MMPH./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...