Google ADS

Shfaqja “Nana dhe fëmija” shtroi para publikut një problem social (video)

00:40 | 2 Tetor 2015
L G

U dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës premiera e këtij sezoni vjeshtor, shfaqja “Nana dhe fëmija” e regjisorit Bekim Lumi, që është një kreacion regjisorial i ndërtuar mbi dramën me të njëjtin titull të dramaturgut të shquar norvegjez Jon Fosse.
Ajo trajton temën e abortit dhe braktisjes së fëmijëve që paraqitet nëpërmjet një raporti të çuditshëm mes nënës dhe të birit, i cili kthehet ta vizitojë nënën e tij pas 20 vitesh për të kërkuar të vërtetën rreth lindjes së tij.

Tri nëna të kohërave të ndryshme, që interpretohen nga aktoret Meli Qena, Majlinda Kosumovic dhe Dafina Ahmeti, ballafaqohen me të birin, Bujar Ahmeti, i cili vjen në Oslo dhe bisedon me nënën e tij për gjithçka që nuk ka pasur rast ta bëj kurrë më parë.

“Tema edhe pse është nga realiteti ajo është tabu në shtëpitë tona, është një temë universale që mbyllet dhe nuk flitet tek ne për shkak të mentalitetit tradicional e patriarkal. Përmes kësaj shfaqje unë kam dashur të preki në një plagë të shoqërisë që është pjesë e realitetit tonë”, është shprehur regjisori Bekim Lumi.

Shfaqja do të ketë reprizat e para më 1 e 2 tetor.

Për më shumë linku poshtë

https://www.facebook.com/525429354192045/videos/vb.525429354192045/874896132578697/?type=2&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme