Google ADS

Këshilltari i Pacollit: Po punojmë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

14:55 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se MPJ është në kontakt me autoritet maqedone për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina.

Ztberaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se urdhërarresti politik i Serbisë me të cilin është arrestuar Morina nuk ka asnjë bazë ligjore, shkruan arbresh.info

“Që nga dita e parë e ndalimit, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës.  Ka procedura në Maqedoninë e Veriut qe autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intenzivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish luftetarit te lirisë, Tomor Morina. Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit”, ka shkruar ai.

Këshilltari i Pacollit ka shtuar gjithashtu se besojnë se lirimi i Morinës do të ndodhë shume shpejt.

“Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja.  Besojmë në lirimin e shpejt të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.  Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka përfunduar Zyberaj.

Ndryshe ky reagim erdhi pas raportimeve se Serbia po kërkon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme