Haradinaj fton në takim partnerët e koalicionit në orën 14:00

10:33 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar në takim liderët e koalicionit.

Arbresh.info nga burime të saj brenda Qeverisë ka mësuar se takimi do të mbahet sot në orën 14:00.

Ndryshe ky takim vie 10 ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka  bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Dorëheqja e tij erdhi pas ftesës që ka marrë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme