Sot shënohet fundi i kontratës 10 vjeçare mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
Kontrata e cila u vlerësua si ndër më të dëmshmet për ndërmarrjen publike e lidhur në 2009-en përfundoi më 30 korrik.
E nga frika se mund të rilidhet një e re, punëtorët e ndërmarrjes janë futur në grevë. Ata ende nuk kanë marrë asnjë konfirmim zyrtarë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Të hënën arbresh.info ka provuar të kontaktoi edhe me kryeshefin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin por nuk ka arritur të marrë një prononcim. E përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra për medie e kësaj ndërmarrje publike.
Edhe kontakti me përfaqësues të Z-Mobile ka qenë i pamundur.
Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit nënkryetar i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Milaim Zeka ka thënë se Telekomi ka hapësirë ligjore për mos vazhdim të kësaj kontrate.
Ai gjithashtu në prononcim dhënë për arbresh.info ka përmendur tri arsye pse nuk duhet të vazhdohet kontrata.
“Rekomandimi jonë si Komision hetimor edhe i imi është që të mos vazhdohet kontrata, ka edhe hapësirë ligjore që të mos vazhdohet për shkak të dallavereve që janë bërë në kontratë dhe e dyta për shkak të aferës sim-to-sim që prej 56 mijë numrave pjesa dërmuese janë të Z-Mobile ose nga 10 numra 9 janë të Z-Mobile dhe për shkak të konkurrencës së çmimeve që i ka përdorur Z-Mobile në raport me Valën”, ka thënë ai.
Zeka ka shtuar se Telekomi i Kosovës duhet ta padis Z-Mobile.
“Qeveria e Kosovës ka mundësi që ta padis Z-Mobile në Gjykata vendore dhe ta dënoj me qindra miliona euro për shkak të hajnive që i ka bërë, fshehjen e të ardhurave e shumë gjërave tjera”, ka thënë ai.
Nënkryetari i Komisionit ka thënë se me këtë padi, Telekomi do t’i merr 25 milionë eurot e arbitrazhit dhe më shumë.
“Ekziston matematika që nëse Qeveria e Kosovës dhe njerëzit e padisin Z-Mobile atëherë pavarësisht këtyre 25 milionëve që janë munden paratë me u rikthy sepse Z-Mobile i ka bo qindra milionë dëme Valës. Për respekt të Gjykatës së Arbitrazhit, Qeveria është mirë me e ndjek këtë procedurë”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lahmih Balaj a paralajmëruar gerëv masive.
“Veç e kemi filluar grevën, po shkon mirë ashtu siç e kemi planifikuar, sot janë në grevë vetëm punëtorët në Prishtinë. Greva do të vazhdoj 24 orëve, nesër do të jetë masive në të gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Teksa është shprehur se nuk kanë marrë asnjë njoftim për vazhdim apo jo të kontratës me Z-Mobile, Balaj ka thënë se do të ndërmarrin hapa tjerë nëse ajo nënshkruhet.
“Edhe ne e kemi pa në medie nuk asgjë zyrtare. Nëse bëhet kontrata me Z-Mobile është Këshilli grevist ai që merr vendim, hapat tashmë dihen, unë i zbatoj vendimet e tyre”, ka shtuar ai.
Ndryshe punëtorët e Telekomit të Kosovës përmes kësaj greve po kundërshtojnë edhe njoftimin se do t’i marr ndërmarrjes publike 25 milionë euro përmes përmbaruesit privat.
E se kjo nuk do të ndodhë ditë më parë ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se kanë fakte të reja që do të kthejnë vendimin në favor të Telekomit.
“Nuk do të vendoset në favor të Z-Mobile, jam shumë i sigurt që nuk do të vendoset. Ne e kemi një vendim të arbitrazhit dhe e kemi njoftë si të tillë, por provat e reja të cilat do të dalin do të sjellin diçka krejt tjetër”, ka thënë ai.
Istrefi ka thënë gjithashtu se me veprimin e fundit Z-Mobile ka bërë shkelje të mirëbesimit.
“Ne jemi në fazën e negociatave me Z-Mobile sipas kontratës së MSA-së që jemi të obliguar deri më 31 korrik me negociu me ta. Ata me këtë kanë bërë shkelje të mirëbesimit në raport kontraktual në të cilin jemi. Ne jemi duke i mbledhur të gjitha provat që është dashur të zbatojnë të gjitha palët për negociata në mirëbesim, ne do t’i dërgojmë te përmbaruesi, dhe besoj se do ta argumentojmë të kundërtën dhe do ta trajtojmë përmes procedurave ligjore”, ka thënë ai./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...