Kërkesa e Ramush Haradinajt për qartësim të pozitës së tij pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, nuk mund ta vërë në lëvizje institucionin më të lartë për interpretimin e Kushtetutës.
Ky është interpretimi që i ka bërë një ekspert i Kushtetutës, vendimit të Haradinajt të cilin edhe zyrtarisht e ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas Haradinajt, me këtë akt qëllimi është që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, por edhe që ky interpretim t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.
Por ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka listuar një varg pengesash për të cilat thotë se Haradinajt ia bëjnë të papranueshme kërkesën.
“Kryeministri i Kosovës nuk mund ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese përveç rasteve të parashikuara në nenin 113 pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Këto dy pika qartë përcaktojnë se vetëm aktet juridike mund të sfidohen, të shkruara apo aktet e tjera që prodhojnë efekte juridike”, ka theksuar Hasani.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...