Shkodran Mustafi duket se në këtë verë do të largohet nga Arsenali, derisa lidhet me një kalim te Monaco.
Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar te Gunners, ndërsa në këtë verë ka zgjuar interesimin e skuadrës franceze.
Sipas L’Equipes, Monaco ka bërë kontaktet e para me Arsenalin rreth mundësisë së transferimit të Shkodran Mustafit.
Skuadra londineze thuhet se kërkon 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit shqiptar me pasaportë gjermane, derisa skuadra nga Ligue 1 tani do të vendos nëse do të bëjë një ofertë më të ulët.
Mediumi francez raporton më tej se marrëveshja në mes të dyja klubeve pritet që të kompletohet në këtë javë për mbrojtësin 27-vjeçar.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...