Partia Demokratike e Kosovës është mbledhur për të diskutuar se a do të shkojnë nesër në takimin e thirrur për krerët e koalicionit nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Gazeta Express pak më parë ka raportuar se nga kjo parti nuk e kanë konfirmuar pjesmarrjen, pavarësisht insistimit.
Këshilli Drejtues i PDK-së, është duke mbajtur një mbledhje lidhur me vendimin nëse do të marrin pjesë apo jo nesër në takimin e ftuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mbledhja e PDK-së kësaj radhe nuk po mbahet në selinë e saj në qendër, por në një hotel në periferi të Prishtinës.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas dhënies së dorëheqjes së tij nga ky post, iu ka bërë thirrje partnerëve të tij të koalicionit PAN për një takim i cili është paraparë të mbahet nesër.
Lidhur me qëndrimin nëse PDK do të jetë pjesë e këtij takimi apo jo, ky subjekt partiak ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, do të dalë me një komunikatë për media.
Gazeta Express ka raportuar pak më parë se ka provuar që të marrë një qëndrim nga krerët e partisë, për të parë se a do t’i shkojnë në takim Haradinajt, por, që këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Në anën tjetër, AKR dhe NISMA kanë konfirmuar pjesmarrjen. Takimi në mes të liderëve të koalicionit do të mbahet në ora 14:00.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë