Ekipet kosovare janë gati për sezonin e ri dhe sot FFK ka bërë të ditur se kur do të tërhiqet shorti për kampionatin e ri.
Sipas një komunikatë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në ueb-faqen e tyre, kampionati i ri pritet që të fillojë më 17 gusht.
“Të mërkurën, më 31 korrik, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri për IPKO Superligë dhe për Ligën e Parë. Shorti për elitë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa gjysmë ore më vonë do të bëhet edhe tërheqja e shortit për Ligën e Parë. Kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht”, shkruan në këtë komunikatë.
Vlenë të theksojmë se sivjet gara në Ipko Superligën e Kosovës pritet të jetë edhe më e fortë, pasi që sezonin e ardhshëm në Europë pritet të marrin pjesë tri ekipe kosovare.
Deri me tani përforcimet më të forta i ka bërë SC Gjilani, por pas nuk ka mbetur as KF Drita dhe KF Prishtina.
Përforcime të mira ka bërë edhe kampioni në fuqi, Ferronikeli
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3