Tre vjeçari William Bancroft u gëzua shumë që po shkonte në IHOP për herë të parë dhe tashmë e dinte se çfarë do të merrte për të ngrënë – petulla.
Vogëlushi u lind pa krahë dhe është mësuar që ushqimin ta hajë me këmbët e tij. Kur menaxheri i restorantit e pa duke e marrë ushqimin me këmbë, ai iu afrua tavolinës së familjes së tij.
Ajo që ai iu tha atyre më pas, ka shkaktuar debat dhe tërbim të madh në rrjete sociale. Kjo ishte hera e parë që William dhe familja e tij kishin dalë për drekë në IHOP.
Ishte e shtune, mëngjes, dhe William donte petulla. William, nga Arkansas, SHBA, ha ushqim vetëm ashtu siç di, me këmbë. “Vetëm kështu di ai”, tha nëna e William, për stacionin lokal KARK.
Nëna e vogëlushit sigurohet që ai t’i pastrojë këmbët gjithmonë para se të hajë. Por kur menaxheri i restorantit iu afrua tavolinës së familjes, ai iu tha atyre se vogëlushi po thyente kodin e shëndetit, thuhet sipas Washington Post.
Pas kësaj, ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga restoranti dhe tani është duke e paditur menaxherin. Kur ata u nxorën nga restoranti, një veteran dhe dy gra u larguan bashkë me ta për të treguar mbështetje për familjen. /Express
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...