Prokuroria e Shtetit të dielën ndaloi 17 persona të dyshuar

14:55 | 29 Korrik 2019
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ju njofton se, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar nëntë (9) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona në tri raste të ndara, të dyshuar për veprat penale “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njëri për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Shtrëngimi’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një
(1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë Aktakuzat
– personat
Ndalimet Paraburgimet kërkesat personat
Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria
Speciale
/ / / / /
Prishtinë / 9 2-2 / /
Prizren / 4 2-3 / /
Pejë / 2 / / /
Gjilan / / / / /
Gjakovë / 1 1-1 / /
Mitrovicë / 1 1-1 / /
Ferizaj / / / / /
Totali / 17 6-7 / /
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
/////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale

“Sulmi” dhe “Ngacmimi” dhe tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale
“Lëndim i lehtë trupor”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi “, ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi apo
braktisja e fëmijës”, si dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një (1) shtetase të huaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit kujdestar, në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të mitur,
nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehure (shtetase e huaj), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Po ashtu, është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave
për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njëri për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Shtrëngimi’’.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
/////////////////////

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti
Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme