Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi.
Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 07:30 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...