Google ADS

‘Ditët e Mërgatës’ këtë vit në Gjilan nisin me alpinizëm në bjeshkët e Karadakut

10:58 | 29 Korrik 2019
Arbresh.info

Organizuar nga Klubi Alpin Gjilan dhe Komuna e Gjilanit gjatë vikendit është realizuar ecja tradicionale “Ditët e Mërgatës 2019”, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i alpinistëve të përcjellur edhe një një numër i qytetarëve kurreshtarë, të cilët pëlqejnë natyrën dhe ecjen nëpër te.

Në këtë ecje e cila në mënyrë simbolike është shënuar këtë vit në malet e Karadakut, është përshkruar një shteg prej rreth 6 kilometrash, ku përpos bukurive natyrore, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe kishën e “Shën Anës”, e cila është në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare me një histori shumë të gjatë.

Karvanit të alpinistëve dhe vargut të gjatë të qytetarëve pjesëmarrës-bashkëatdhetarëve iu kanë bashkangjitur edhe ekipet e Ushtrisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës, konkretisht atyre të sportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme