Dyzet mijë litra naftë janë derdhur në ujërat e rajonit të Patagonias, rajon që ndodhet mes Kilit dhe Argjentinës. Lajmin e kanë konfirmuar forcat detare të Kilit.
Incidenti ndodhi në pjesën kiliane të Patagonias. Patagonia shtrihet në skajin jugor të Amerikës Jugore dhe përfshin territoret e Argjentinës dhe Kilit.
Në një deklaratë të lëshuar nga forcat detare të Kilit thuhet se kompania e minierave “CAP” ka raportuar për rrjedhje të karburantit në ishullin Guarello, rreth 2800 kilometra në jug të kryeqytetit kilian, Santiago.
Ky rajon është një ndër zonat më të paprekura në botë nga dora e njeriut dhe ka biodiversitet mjaft të pasur.
Forcat detare thanë se kanë dërguar anije në vendin e incidentit për ta kontrolluar shkallën e dëmeve të derdhjes së naftës. Autoritetet tashmë e kanë nisur një hetim për këtë rast.
Kompania e minierave njoftoi se nafta e derdhur e ka përfshirë një gji të vogël detar dhe se punëtorët e saj e kanë filluar menjëherë procesin e largimit të ujit të përzier me naftë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...