Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stacion të policisë në Nju Jork. Një person është futur brenda stacionit me një thikë të gjatë duke kërkuar nga policët që të e qëllojnë.
Këtu policia u gjendë në një situatë shumë të papërshtatshme.
Të gjithë civilët që ishin në stacion në kohën kur u fut ky person, u larguan në panikë.
https://twitter.com/SBANYPD/status/1155531764623912960
Mirëpo policët e zgjidhën këtë çështje në mënyrën më të mirë. Duke iu afruar personit, ata vendosën që të e qëllojnë me armë elektrike duke ia pamundësuar atij që të sulmonte ndokë me thikën e tij dhe në të njejtën kohë duke mos palgosur apo vrarë personin.
Ende nuk dihet se për çfarë arsye personi ishte futur në stacion duke kërkuar që dikush të e qëllonte./Gazeta Express/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...