Bekim Gashi nga komuna e Pejës po i mahnit drejtuesit e kompanisë së madhe prodhuese të makinave, Mercedes.
I lindur në fshatin Raushiq të Pejës, Gashi ka më shumë se dy dekada që jeton në Gjermani. Ai i ka mahnitur drejtuesit e Mercedes-Benz me punën dhe përkushtimin e tij. Ai tanimë është caktuar si trajner i modelit të ri E-Class që do fillojë të prodhohet shumë shpejt.
Faqja zyrtare e Mercedes ka postuar disa fotografi të tij, ku në secilën prej tyre ka dhënë një përshkrim të punës së përditshme të pejanit.
“Jam caktuar edhe si trajner i modelit të ri që fillon në të ardhmen e afërt, ku jam pëgjegjës per trajnimin e të gjithë punëtorëve në dy linitë e prodhimit në katër Grupe, si dhe për harmonizimin e punëve në stacione të ndryshme në të dy linitë”, ka thënë Gashi.
“Po jam mbikëqyrës i grupit si montues i shumë pjesëve që janë të cekura që më dallojnë si multi-talent në montim dhe kontrollim te kualitetit”.Montojmë nga karriqat e para, prapa, timonin, airbeg-in, pompa të ndryshme, gypa të frenuesve, si dhe furnizimit me dirivate dhe ato për ftohjen e motorit etj”
Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban
Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zem...
I akuzuar për përndjekje, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e siguri...
Hasani: 2600 shërbime të ofruara për periudhën janar –...
Mozzik feston ditëlindjen, Lotina me urim të veçantë: Krejt ...