Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq dhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, vazhdojnë konfliktin mes vete, shkaku i devijimit të këtij të fundit nga politika e qeverisë serbe lidhur me Kosovën.
Ministri Popoviq, që shtë edhe kryetar i Partisë Popullore Serbe, ka thënë të shtunën se marrëveshja e Brukselit është e vdekur dhe se nuk ka integrim evropian për Serbinë.
Ndaj kësaj deklarate të ministrit serb, siç raporton ”Kurir”, përcjell Telegrafi, ka reaguar kryeministrja Brnabiq, duke thënë se çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e dakorduar dhe kush nuk është në gjendje ta bëjë këtë, është i lirë të largohet nga qeveria.
“Pas të gjitha mesazheve, që javët e fundit, i kemi marrë nga vendet perëndimore – ‘farsës me terroristin Ramush Haradinaj para të ashtuquajturës Gjykatë Speciale’, gjykimeve të reja që ne jemi një popull gjenocidial, arrestimit të serbëve dhe sulmeve në territorin tonë shtetëror në Kosovë – është e qartë se më nuk ka integrim evropian dhe se marrëveshja e Brukselit është e vdekur”, ka thënë Popoviq.
Kjo deklaratë e ministrit ka bërë që menjëherë të reagojë kryeministrja Brnabiqit.
“Popoviq mund të japë deklarata të tilla si kryetar i partisë së tij, por jo në emër të Qeverisë. Çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e përbashkët dhe të dakorduar, kurse ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, janë të lirë të largohen”, ka thënë Brnabiq, përcjell Telegrafi.
Ndërsa nga Partia Popullore Serbe (SNP), kryetar i së cilës është Popoviq, e kanë porositur kryeministren se është në dorën e saj shkarkojë ministrat me të cilët ajo nuk është e kënaqur.
“Popoviq ka prezantuar një qëndrim politik si president i SNP. Askush nuk mund ta parandalojë nga paraqitja e pikëpamjeve politike që ishin të njohura edhe përpara se të bëhej anëtar i Qeverisë. Sidomos nëse këto qëndrime kanë të bëjnë me interesat kryesore kombëtare dhe shtetërore të Serbisë… Nëse kryeministrja është e pakënaqur me rezultatet e tij [Popoviqit] si ministër, ajo i ka mekanizmat për të rishikuar përfshirjen e tij në punën e mëtejshme të Qeverisë”, kanë thënë në SNP, për gazetën serbe. /Telegrafi/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...