Plot shtatë gola janë shënuar në ndeshjen Reading-Chelsea në këtë pasdite në Londër. Një ndeshje e hapur
Shtatë gola dhe shumë spektakël, tamam sikurse i takon një miqësore, ishte në këtë pasdite ndeshja në mes të Readingut dhe Chelseat.
Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje ku në minutën e 13 shënoi një gol të bukur me parabollë Josh Barnett.
Chelsea reagoi menjëherë dhe Barkley barazon rezultatin në minutën e 22-të me një gol përlë nga goditja e lirë.
Chelsea vazhdoi të shënojë prapë gola të bukur.
Kësaj radhe ishte Kennedy që nga pothuajse 30 metra shënoi gol. Me rezultatin 1-2 përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë prapë Reading reagoi dhe barazoi rezultatin pas një tollovie në zonën e rreptësisë së Chelsea. Morrison barazoi rezultatin në minutën e 49-të.
Por, prapë skuadra londineze reagoi.
Ata shënuan golin e tretë dhe të katërt në minutat 57-të dhe 60-të.
Të dy golat u shënuan nga talenti i Chelsea, i riu Mason Mount. Megjithatë Reading nuk u dorëzua dhe në minutën e 71-të shënuan golin e tretë me anë te Baldock. /GazetaExpress/
Ç’është Starlink-u i Elon Muskut dhe si do t’ia ...
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve
Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon n...