Anëtarët e Grupit dialogues të Kosovës për personat të zhdukur me Serbinë, kanë thënë se ekipe të caktuara nga Kosova janë duke punuar dhe duke bërë kërkim në disa lokacione në Rashkë të Serbisë, te vendi i quajtur Kizhevak, për varreza masive.
Drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës për persona të zhdukur me Serbinë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nga fillimi i javës një ekip nga Kosova është duke bërë kërkime në vendin e quajtur Kizhevak në Serbi. Ai tha se në këtë vend ka katër vjet që herë pas here bëhen gërmime.“
“Thuajse qe katër vjet jemi duke punuar në minierën e Kizhevakut, por e dimë se aty për 20 vjet janë hedhur mbeturinat e minierës dhe gurë dhe ka ndërruar reliefi. Në vazhdimësi kemi problemin e dëshmitarit për shkak edhe të ndërrimin të reliefit, por në ato vende ku po i tregon (dëshmitari) jemi duke gërmuar. Në Kizhevak do të qëndrojmë të paktën tri javë duke bërë dhe ndërrimin e ekipeve dhe varësisht nga nevoja, do të qëndrojmë edhe më tutje”, ka thënë Gërxhaliu.
Bashkëpunimi me autoritetet në Serbi për çështjen e të pagjeturve, është shprehur Gërxhaliu, vazhdon sipas ritmit të njëjtë.
“Ne që nga viti 2003 bashkëpunojmë me grupet punuese me Serbinë dhe ky bashkëpunim nuk është ndalur kurrë, pavarësisht ndërrimeve politike në të dyja vendet, sepse e gjithë puna bazohet në çështjen humanitare”.“Kurse, sa u takon çështjeve të tjera [dialogut politik Kosovë – Serbi] janë organe tjera, të cila vendosin edhe pse çështja e të zhdukurve nuk duhet të lihet anash, por normal që duhet t’i jepet një prioritet i veçantë për arsye se faktikisht 20 vjet kaluan dhe e dimë fare mirë se familjarët e të zhdukurve kanë filluar ta lënë këtë botë dhe thjesht kërkohet një azhurim më i madh i punës”, ka theksuar Gërxhaliu.
Më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë. Këto shifra i kishte publikuar Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilat zakonisht janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e instancat tjera relevante.Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë.
Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur.
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...