Everton avancon në bisedimet për Moise Kean

22:26 | 27 Korrik 2019
A. B.

Skuadra e Everton është shumë afër që të bëjë befasinë më të madhe në merkato.

Everton raportohet se kanë avancuar në bisedimet për shërbimet e yllit të Juventus, Moise Kean, i cili shihet si e ardhmja e futbolli italian.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, skuadra nga qyteti i Liverpulit është favoritja për shërbimet e Kean, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë rreth 36 milionë funte, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari është prodhim i akademisë së Juves, para se të debutonte në skuadrën e parë në vitin 2016, në moshën 16 vjeçare.

Sezonin e kaluar, ai ndihmoi skuadrën të fitonte ‘Scudetto’, duke realizuar gjashtë gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme