Derisa Interi dhe Juventusi po vazhdojnë me oferta të mëdha, sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka bërë një njoftim në llogarinë e tij në Twitter.
Djajtë e Kuq janë duke kërkuar 89 milionë euro nga shitja e sulmuesit beg, ndërsa dy skuadrat nga Serie A po tentojnë ta ulin çmimin.
Nerazzurët ka disa muaj që po e kërkojnë transferimin e reprezentuesit të Belgjikës, derisa oferta e tyre e fundit thuhet të jetë rreth 70 milionë euro plus pesë milionë bonuse.
Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër ka ofruar Paulo Dybala dhe para në këmbim të shërbimeve të Lukakut, por deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Sulmuesi belg ka postuar një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Së shpejti do të vazhdojë”.
Në këtë foto, Lukaku shihet në foto me agjentin e tij, Federico Pastorello, për t’i shtuar kështu spekulimet edhe më shumë se ai mund të largohet nga Old Trafford,
Sulmuesi 26-vjeçar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Manchester Unitedin në ndeshjet miqësore, gjersa Interi po i prinë garës për shërbimet e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1155132934279651329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1155132934279651329&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flukaku-paralajmeron-largimin-e-shpejte-nga-unitedi-foton-e-postuar%2F
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...