Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se realiteti ynë në Kosovë është duke e kërkuar një parti rreth së cilës bashkohen segmentet e organizuara të shoqërisë sonë të orientimit të majtë, që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të Nismës Socialdemokrate.
Sipas tij, votuesi duhet t’iu thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim.
Komenti i plotë i Krasniqit:
KOSOVËS I DUHET NISMA SOCIALDEMOKRATE
Realiteti ynë në Kosovë është duke e kërkuar një parti socialdemokrate. Një parti rreth së cilës bashkohen segmentet e organizuara të shoqërisë sonë të orientimit të majtë, që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të Nismës Socialdemokrate. Që pajtohen me parimet e socialdemokracisë moderrne europiane. Kjo do të thotë që të bashkohemi me njerëzit që dinë, duan e kanë çka të investojnë për ndryshime shoqërore për të krijuar një solidaritet të ri njerëzor. Me njerëz që i kërkon vendi e jo me ata që vrapojnë të grabisin atë që nuk u takon. Me njerëz që kanë vlera të njëmendëta e kurrsesi me ata që vlerë të vetme kanë sharjen, mashtrimin e gënjeshtrën.
Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur!
Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.
Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate distancohet dhe duhet të distancohet në vazhdimësi nga çdo formë e komunikimit që prodhon konflikte të shpifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë.
Gjuha arrogante e komunikimit denigrues nuk i përulë kundërshtarët të cilëve iu drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të paedukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.
Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social.
NISMA Socialdemokrate ofron këtë politikë!
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...