Google ADS

Incidenti në protestën e djeshme, MPB: Është raportuar vetëm për një sulm fizik

14:37 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar kumtesë rreth incidentit të djeshëm që i parapriu protestës së organizuar nga familjarët e El Chekës.

Vëllai dhe nëna e El Chekës akuzojnë Ismet Gurin se i ka sulmuar,ndërsa Guri deklaroi se ai ishte viktima në incident. Nga MPB thonë se nga incidenti i djeshëm në Sheshin Skënderbej në polici është lajmëruar vetëm një sulm fizik nga një person i panjohur në drejtim të Ismet Gurit.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se gjatë protestës së djeshme në Sheshin Skënderbe në Shkup, është raportuar vetëm një sulm fizik nga një person i panjohur në drejtim të personit (I.G.), i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin Naum Ohridski. Deri tani deri tek MPB nuk kanë arritur raportime të tjera për sulm fizik nga protestës së djeshme. Apelojmë që nëse është kryer ndonjë veprim që cenon sigurinë e cilido qytetar, ta raportojë atë në stacionin më të afërt të policisë, në bazë të së cilës Ministria e Punëve të Brendshme, sipas standardeve profesionale, do të marrë masat e duhura për zbardhjen e rastit, si në çdo rast tjetër”, thonë nga MPB./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme