Sipas raportit më të ri të Indeksin inovativ global për vitin 2019, Maqedonia e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, është ngritur për 25 vende më lartë në listën e vendeve që investojnë në infrastrukturë inovative.
“Sipas këtij raporti që vlerëson 129 shtete në botë, Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 59-të, që paraqet rritje të dukshme krahasuar me dy vitet e kaluara, që vjen si pasojë e investimeve në ndërmarrjet e vogla nga Qeveria, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, dhe aktivitet e subjekteve tjera të këtij sektori”, thonë nga Fondi i Inovacioneve, përcjell telegrafi maqedoni.
Vendi ka pasur rezultate edhe në pjesën e rritjes së investimeve në inovacione nga institucionet vendore, si dhe në përmirësimin e klimës së biznesit. Përmirësime janë vërejtur edhe në rezultatet e arritur të investimeve në inovacion, ku vendi është në vendin e 63-të, që është një pozicion më lartë në krahasim me vitin 2018.
Krahasuar me ekonomit tjera në Evropë, në grupin e vendeve me të hyrja të mesme dhe të mëdha, Maqedonia e Veriut sivjet ka vlerësime mbi mesatare në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global, të cilat i referohen institucioneve, infrastrukturës dhe sofistikimit në treg, vendin, njohuritë dhe rezultatet teknologjike dhe rezultatet krijuese.
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...