Ambasadori izraelit tregon arsyen e gjestit interesant tek zyra e Pendarovskit

10:35 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Izraelit, Dan Oryan gjatë takimit me kryetarin e vendit, Stevo Pendarovski ka bërë një gjest interesant në shenjë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

Pas sqarimit se mund të rrijë me një dorë përtokë, ambasadori Oryan i ka demonstruar kryetarit Pendarovski, njofton telegrafi maqedoni.

Ai thotë se pas publikimit të takimit zyrtar, është publikuar edhe fotografia jo zyrtare.

“E di se nuk është diplomaci tradicionale. Por, nëse duhet të qëndroj në duart e mia për të promovuar idenë e përfshirjes dhe partneritetit me njerëzit me aftësi të kufizuara, unë jam i gatshëm ta bëj sërish”, shkroi ambasadori Oryan në rrjetin social ‘Facebook’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme