Google ADS

Lekaj: Në politikë nuk ka vija të kuqe

09:38 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, i vili vjen nga partia e ish-kryeministrit Haradinaj, në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka thënë se AAK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme si subjekt i vetëm politik duke mos përjashtuar kështu mundësinë e të bërit koalicion me ndonjë parti.

“Ne jemi të hapur për partitë politike por, Aleanca është e përgatitur të shkojë në zgjedhje si subjekt i vetëm. Sa i përket vijave të kuqe, ne nuk kemi biseduar. Këto janë vendime të partisë, por unë mund të them që në politikë nuk ka vija të kuqe”, tha Lekaj.

Ai më tutje duke e ritheksuar se Gjykata Speciale e ka ftuar Haradinajn në mënyrë të padrejtë, i bëri thirrje presidentit Thaçi që të caktojë datën e zgjedhjeve dhe nuk pranojnë të vazhdojnë në asnjë variant tjetër.

“Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, pa të drejtë kanë bërë ftesë ndaj Kryeministrit të vendit, por kryeministri i vendit ka treguar me kompetencë të plotë që e do vendin dhe nuk e përulë vendin para një ftese të tillë dhe e ka dhënë dorëheqjen si burrështetas dhe si luftëtar i lirisë që për mua është krenari e shtetit të Republikës së Kosovës.  AAK,e ka bërë qartë se ne shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditëve, por është në dorën e Presidentit dhe në kompetencat e tij që te caktoj ai datën. Në asnjë variant tjetër ne nuk jemi të interesuar të vazhdojmë me ndonjë koalicion brenda parlamentit të Kosovës apo në këtë qeveri. Zoti Haradinaj ka dhënë dorëheqje, është në detyrë, por ne jemi të përgatitur për zgjedhje dhe vetëm presim nga presidenti i që ta caktojë datën e zgjedhjeve”, shprehet Lekaj. /A.Begolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme