Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Rahovec ku humbën jetën tre qytetarë.
Kurti apeloi të gjithë drejtuesit që të bëjnë kujdes në qarkullimin rrugor, pasi jeta është e shtrenjtë.
“Mësova me dhimbje e pikëllim për aksidentin fatal në Bërnjak të Rahovecit, ku kanë humbur jetën tre persona. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e viktimave. Shpresoj të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen. Ju lutem të gjithëve të bëni kujdes në qarkullimin rrugor. Dhimbja është e madhe, jeta është e shtrenjtë!”, deklaroi Kurti.
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...