Vendi ka investuar përpjekje të mëdha që ta tejkalojë situatën status-kuo nga e kaluara. Tani është e domosdoshme që të gjithë faktorët politikë të punojnë së bashku në të ardhmen evropiane të shtetit, përmes dialogut konstruktiv politik për miratimin e ligjeve thelbësore reformuese, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me ushtruesin e detyrës ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker.
Pendarovski, siç komunikoi Kabineti i tij, ka shprehur pritje se deri në fund të vitit do të përfundojë ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO në të gjitha vendet-anëtare, mes të cilave edhe në SHBA, me çka Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të në Aleancë.
Anëtarësimi ynë në Aleancë do të paraqet konfirmim konkret të angazhimeve të SHBA-së për një shtet stabil, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar dhe pasqyrë e vullnetit të shumicës së qytetarëve tanë, të cilët dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare e institucioneve euroatlantike”, tha Pendarovski.
Maqedonia e Veriut, shtoi është fuqimisht e përkushtuar në përforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, me qëllim të nxitjes së lidhjeve akoma më të thella mes dy vendeve mike dhe qytetarëve të tyre.
Shefi i shtetit në takim ka shprehur mirënjohje për mbështetjen pa rezervë dhe ndihmën nga SHBA-ja, sidomos në realizimin e aspiratave tona euroatlantike.
“Në këtë rrugë Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA-në, si aleati ynë shumëvjeçar dhe mbështetës i reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sundimin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësisë, si dhe në fushën e administratës publike”, porositi presidenti Pendarovski.
Siç theksohet në kumtesë, Riker e ka uruar Pendarovskin për marrjen e funksionit, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë fuqimisht t’i mbështesë reformat demokratike në vend, me qëllim të integrimit të saj në organizatat euroatlantike.
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...
Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë, k...
Shtiu me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Vushtrri