Gjatë ditës së sotshme është mbajtur një protestë në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore.
Kjo protestë po ashtu erdhi edhe pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga autoritete maqedonase. Ekstradimi i tij po kërkohet nga Serbia.
Një numër i konsiderueshëm i njerëzve u paraqitën në protestë, shkruan Indeksonline.
Një incident ndodhi në protestë ku u sulmuan protestuesit, gjë që u deshtë ndërhyrja e policisë.
Protestuesit filluan protestën me këngë dhe thirrje “Largohu Ali tradhtari”, “Duam drejtësi”, ”Poshtë Musa Xhaferri”.
Po ashtu nga protestuesit pati edhe thirrje “UÇK”.
Në një video të siguruar shihet se si protestuesit brohorisnin “UÇK”.
Ata vazhduan drejt ndërtesës së qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte largimi i BDI-së nga pushteti, të cilën e bëjnë fajtore për shumë padrejtësi në vend.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...