Pas aksidentit tragjik, Hoti kërkon ditë zie në Rahovec

19:34 | 26 Korrik 2019
A. B.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje të thellë për të vdekjen e të aksidentuarve sot në Bernjak të Rahovecit.

Në një aksident rreth orës 16:30 sot kanë vdekur tre persona ndërsa tre të tjerë janë në spital duke marrë tretman mjeksorë.

“Ndjej keqardhje të thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bernjakë te Rahovecit. është ky një rast tragjik për të gjithë qytetarët e Rahovecit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutja ai ka tërhequr vërejtjen që kujdesi në trafik të jetë i madh dhe ka propozuar që në qytetin e Rahovecit të shpallet një ditë zie pas kësaj ngjarje tragjike.

“Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve”, ka deklaruar Hoti që vjen nga ky qytet.

Ky është postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2604722599589078

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme