Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Bërnjak të Rahovecit, pas aksidentit.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka shprehur shqetësimin e tij për aksidentet në komunikacion, duke apeluar tek qytetarët të shtojnë kujdesin në trafik.
“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka shkruar ai.
Ndryshe një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, në fshatin Bernjak të Rahovecit, si pasojë tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.
Lexo:
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës