Google ADS

Nga aksidenti në Rahovec, vdes edhe personi i tretë

18:32 | 26 Korrik 2019
Arbresh.info

Sot rreth orës 16:30, një aksident komunikacioni kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku nga ky aksident ishte raportuar nga Policia e Kosovës për dy të vdekur e katër të lënduar.

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, për Arbresh.info, ka konfirmuar edhe lajmin për personin e tretë të vdekur në këtë aksident komunikacioni, ku tha se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë Podrimaj, për Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme