Google ADS

In memoriam – Poezi kushtuar Muhamed Shkodrës – LEKA (25.06.1976 – 26.03.2013)

11:46 | 26 Mars 2015
Arbresh.info

Vellau im Muhamed Shkodra .. (1976-2013)..!!!!!!!
Sa veshtire qenka kur vec pak dite kane kaluar nga ndarja me te madhit Muhamed,
Dhe tash me duhet te shkruaj rreshta perkujtimi per ty me mall e me lot ne sy,
O Zot , sa I mire qe ishe dhe ne, na ke lene te varfer dhe me zemer te thyer.

Kudo duket dhe verehet zbraztesi
Kudo qe ti paraqiteshe, ishe i forte dhe krenar,i pa lekundshem dhe i vendosur, i dashur dhe i rrespektueshem, i pa lodhshem energjik, per Familje gjithashtu dhe per shoqeri , per keto vite qe te kam njohur …
me nje fjale ishe “Legenda” i familjes se madhe SHKODRA .

Vellau Im ……
Kujtimet , keshillat qe kam me ty nuk do me shlyhen nga memoria deri te me mbuloi dheu, dhe kam c’te kujtoj, nga me te mirat, dhe te gjitha atyre kujtimeve ua shtone vleren me te larte te mundshme ti,
ti qe ishe njeri aq madheshtor, ti qe ishe i krijuar prej qejfit te Zotit, qe i done Zoti shume, qe i krijone per te marr te tjeret mesim e shembuj nga ta!
Me Vjen shum keq dhe zdo te ja fal vetes asnjher qe nuk isha pran ne Kosove ( Amerika Shum Larg Vllau jem) si gjith familja por ndoshta nje dite do te kem rastin dhe tete le lule tek varri juaj, te vije aty e te lutem per ty…

Ishe, dhe do mbetesh shembull I Familjes tone ! Eshte ndere qe te pata Vella te dashur
-Te qofte i lehte dheu, dhe shpirti yt pushofte ne paqe Allahu ne Xhenet dhe inshallah je ne vendin me te mire dhe na percjell nga lart, Ti Nuk Ke vdekur Je I Gjall per Ne…..

Diellza Hoti, Arizon-USA

 

 

Lamtumirë…
Ndiej se diqka e trishë po më thërret,
Druhem t’I përgjigjem se faj nuk kam…
Shuhem si një yll I padëshiruar ,
Në këtë Univers…
Shoh një ngjyrë që s’ka emër
Që se njoha kurrë…thith edhe sonte të fundit natë.
Agoni me plot shpresa për ditët e vdekura…
Për ditët pa diell e shi…
E në jastakun tim …s’do pushon më ëndrra ime
Tik-taku do pushoj më…
Shpirti do fle tani pa belbëzuar
Shfrenuar do ikën qastet…
E mendja shkarravitur do kërkoj dyer tjera.
Sonte hapet një portë mëshire…
Se më s’do më shihni si lyps fati…
S’do më shihni më as si dhembje jevge…
E vetmitë e veja do hakmerren së fundi
Do shkruajnë epitafin e gëzimit…
E une lamtumirë kam frikë të them…
E në jastakun tim s’do lodhet më mendja ime
S’do bredh më rrugëve të huaja…
Për të parin apo fundin njeri…
S’do më njihni më as me emër
Borxhli iyti, I tij , I saj më nuk jam
Se s’do blej më mëshirë nga ju…!!!
Shpesh do struken nga malli,
Për mua…për këtë mendje dhe sytë e lodhur
S’ka rëndësi se të tjerët s’do ndrydhen më…
Sonte qaj…gëzohem por,druhem
Lamtumirë kam frikë të them
Kapërdihem I stolisur me ftohtësi
Pëlcas nga kjo natë e imja…
Nga ky trishtim I humbur në bardhësi.
Pa gjurmë fshij të mbeturat e kohës
Mall..trishtim e ftohtësi…por
Lamtumirë kam frikë të them…

Shkuar në trishtimin dhe mallëngjimin
Më të madh të jetës sime 26.03.2013
Mikut tim shpirtëror,njeriut që posedoi një
Bagazh “perla mendimesh e veprash”- MUHAMED SHKODRA -LEKA

I paharruar në mendjen dhe zemren e secilit që te njohu…
Autore, Xena Shabani

 

Për Lekën

Fjalët e buta si kripa të njelmëta
Dhimbje me plot torturë
Duke shikuar buzët e mikut në behar
Padobishëm, tani nuk po thonin asnjë fjalë
Nata do të përballet me ne
Me dhembje të fortë po më qel mëngjesi
Pandjeshëm me realitetin
Heshtja po rënkon si shpirti në terr
Kujtoj bisedat e gjata që bënim me zë të ulët

Zëri i ulët i natës kaloi përtej makthi
Që ndikoi papritmas kundrejt vdekjes makabre
Shiu i lehte ngadalë rridhte në paqe
Një shkëndi drite zbuloi fytyrën tënde
Momenti ishte i heshtur siç ishe edhe ti
E le këtë botë rrupcane qe kështu e quaje ti
Na anën tjetër do ju duhesh më shumë
Por shoku im i dashur neve na le pa gojë
Na le në këtë realitet të hidhur si gjithmonë
Vazhdon jeta e përditshme dhe ditët do të shkojnë
Por humbjen tënde nuk do të ketë shteg që ta mbuloi
Do na mungosh!

 

Autorë: Avni Jashari

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme