Sot rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.
“Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjës, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Ajo gjithashtu u shpreh se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?