Qeveria e Republikës së Kosovës në detyrë, nuk ka proceduar në takimin e sotëm me rendin e ditës, por ka diskutuar për ligjshmërinë e proceduarve të takimeve dhe vendimmarrjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj ka theksuar se situata e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit ka një paqartësi ligjore dhe të procedurave të veprimit.
Ai ka kërkuar nga kryeministri që së bashku me partnerët qeverisës dhe me liderët tjerë institucionalë të arrijnë një marrëveshje politike, që do të sqaronte procedurat e punës së kabinetit qeveritar në vijim.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ngritja e çështjes së kushtetutshmërisë dhe legalitetit të punës së Qeverisë pas dorëheqjes së tij, e detyron atë që të kërkojë qartësi nga organi kompetent, që është Gjykata Kushtetuese, për opinion kushtetues dhe ligjor të mënyrës dhe formës së funksionimit të Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.
Edhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë vlerësuar se ekziston një paqartësi e procedurave dhe veprimit në situatën e krijuar, por kanë kërkuar që të gjinden rrugë, që do të sqaronin dhe do ta vendosnin funksionimin e Qeverisë së Kosovës në situatën e krijuar, brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore të veprimit pas dorëheqjes së kryeministrit. /arbresh.info/
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...