Tetovë, gjendet një person i pajetë

14:49 | 26 Korrik 2019
Arbresh.info

Në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë shtetasi Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 banues në Tetovë.

Trupi i pajetë është gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë.

Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.

Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje.

Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme