Policia tregon çfarë ndodhi brenda 24 orëve në Kosovë

12:26 | 26 Korrik 2019
Arbresh.info

KANOSJE & ASGJASIM APO DËMTIM I PASURISË

Obiliq 25.07.2019-14:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se e kishte vërejtur se i është dëmtuar  shtëpia, kamerat e sigurisë, disa reflektorë dhe automjeti nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në shtëpinë  e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armës. Nuk raportohet për ta arrestuar. Rasti është duke u hetuar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR , SHANTAZH

Prishtinë 19.07.2019 – 22:00. Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  nën dyshimin se i njëjti me datën  e lart cekur e kishte shantazh arviktimën femër K/Shqiptare. I njëjti pas  intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

GRABITJE

Prishtinë 25.07.2019-04:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar, se tre person atë panjohur i kanë grabitur orën e dorës  një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raport shtesë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Lipjan 24.07.2019-11:52. Në lidhje me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje .

ARMËMBAJTJE PA LEJE

*   Fushë Kosovë 27.07.2019-16:45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet

*   Prishtinë 25.07.2019-20:00. Është raportuar se gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar  dy pistoleta  me pesë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

Podujevë 10.04.2019-08:00-16:00. Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti kishte bërë falsifikimin e një dokumenti.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I GJILANIT

Gjilan 10.05.2019-19:15.  Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti  gjatë një periudhe disa mujore, duke mashtruar viktimën  mashkull K/Shqiptar ka arritur të përfitojë  para. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

 

POSEDIM  I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Gjilan 25.07.2019-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.2 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Ferizaj 25.07.2019-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.7 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

  1. I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Suharekë 25.07.2019-01:05. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar : një AK-47 , një pistoletë  dhe dhjetë (10 ) gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË LEHTA

Dragsh 25.07.2019-11:15. Është raportuar se viktima mashkull k/Shqiptar është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është goditur nga në veturë në lëvizje e cila është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Pejë 25.07.2019-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka  kërcënuar dhe sulmuar verbalishtë viktimat. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Pejë 24.07.2019-14:00. Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë  në familje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

KANOSJE

Istog 25.07.2019-10:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Deçan 25.07.2019 – 06:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke shkaktuar aksident. Si pasojë i njëjti  ka pësuar lëndime trupore dhe është  dërguar për trajtim mjekësor në  spitalin  e Pejës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE & LËNDIM TRUPOR

Rahovec 17.07.2019. Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike  ndaj viktimës femër  K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit kujdestar  i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Gjakovë 25.07.2019-08:30. Një mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se ka vërejtur një mjet të dyshimtë. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE

Vushtrri 25.07.2019-09:19. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli, duke mos i përfillur urdhëratë i kanë sulmuar zyrtarët policor. Tretman mjekësor kanë pranuar dy të dyshuarit dhe dy zyrtarët policorë. Dy të  dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme