Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Haradinaj ka thënë se Demaçi do të rikthehet në Prishtinë për të mbajtur gjallë shpirtin tonë çlirimtar, shkruan arbresh.info.
“Ju shkelen të gjitha të drejtat por kurrë nuk u ndal baca Adem, ishe frymëzuesi jonë. Sot 1 vit u nda nga jeta, Ademi ishte mendimtar, ai për popullin e tij ishte shenjtor që tregon rrugët për me mbërri për liri. Baca Adem do te rikthehet në Prishtinë për më mbajt gjallë shpirtin toneë çlirimtar. Urime për shtatoren”, ka thënë Haradinaj.
Hidajet Hyseni nga Shoqata për të burgosurit, ka thënë se ai tani me këtë shtatore do të jap mesazh brez pas brezi.
“ Sot na ka bashkuar Adem Demaçi, siç na ka bashkuar ky flamur i shenjt, por po të ishte sot me ne do të thoshte leni këto lëvdata e këto përmendore. Është një rast që ne për fat te keq nuk duhet të pajtohemi, ai flet edhe kur nuk është ai tash e tutje do të jap mesazhe brez pas brezi për ata që vijnë në republikën e Kosovës. Ne do të arrijmë amanetin e tij dhe shumë dëshmorëve të tjerë”, ka thënë ai.
Ndërsa djali i Adem Demaçaj ka shprehur një shqetësim rreth shtatores. Ai ka thënë se do kishte zgjidhje më të mira për Demaçin.
“Dua ta shpreh një shqetësim ne si familje nuk jemi pajtuar me këtë model, mendojmë qe ka modele dhe zgjidhje edhe më të mira për bacin Adem”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...