Google ADS

Haradinaj thotë se u lavdërua nga Wesley Clark për punën e tij si kryeministër

10:19 | 26 Korrik 2019
V. S.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pranuar letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Europë, Wesley Clark.

Në të shprehët konsiderata për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij në Facebook:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme